Web Analytics
E diel, 11 Janar, 2026
-6.9 C
Pristina

Një veturë bie në përrua, dyshohet se shoferi është marrë nga rrjedha e ujit

Një automjet ka rënë në rrjedhën e një përroi rreth orës 01:00 të natës, në zonën e Klosit në Shqipëri.

Mjeti është gjetur mëngjesin e kësaj të shtune, ndërsa dyshohet se drejtuesi i tij, J.K., 30 vjeç, është marrë nga rrjedha e ujit.

Në vendngjarje ndodhen forcat e Policisë së Shtetit, të cilat, në bashkëpunim me banorët e zonës, janë angazhuar në kërkime përgjatë rrjedhës së përroit për gjetjen e 30-vjeçarit.

Rrethanat e ngjarjes janë ende të paqarta, ndërsa autoritetet po punojnë për zbardhjen e plotë të saj.

Nga Rubrika