Web Analytics
E diel, 18 Janar, 2026
1.9 C
Pristina

Reagimi i tmerrshëm i Jonidës kur Benita u krahasua me kafshë, kritikohet ashpër nga ish-banorja e Bigut!

Mbrëmjen e kaluar në spektaklin “Prime” të Big Brother VIP Kosova, i ftuar surprizë ishte Endri, ish-partneri i Benitës, e cila aktualisht është banore në shtëpinë më të famshme në vend

Gjatë takimit mes Endrit dhe Benitës, moderatorja e “Big Brother VIP Kosova”, Jonida Vokshi e pyeti drejtpërdrejt nëse ai kishte ende ndjenja për ish-partneren e tij.

Përgjigjja e Endrit nuk kaloi pa vëmendje, teksa ai u shpreh se: “Edhe një mace po ta kishe në shtëpi 4 vite do ta donte”

Pas kësaj deklarate, moderatorja Jonida e cilësoi përgjigjen si “pozitive”, duke nxitur reagime të shumta në rrjetet sociale.

Megjithatë, reagimi i Jonidës nuk i shpëtoi ironisë së influencueses Dea Mishel, e cila përmes një postimi ka komentuar situatën me nota ironike, duke shtuar më tej debatet dhe diskutimet mes ndjekësve të formatit.

Nga Rubrika