Ka përfunduar ceremonia mortore e gjyshit të banorit të Big Brother VIP Kosova 4, Labinot Rexhës.
Në “Kosova Today” u bë e ditur se Labi nuk mund të flasë me asnjë familjarë, për shkak që është pjesë e një formati si BBVK.
Labi u tha tutje se është në emocione shumë të forta për shkak të këtij lajmi të rëndë për të.
I njëjti e kishte paralajmëruar këtë edhe me hyrjen në reality shou meqë ishte i sëmurë.
Labi ka bërë thuajse dy muaj në shtëpinë më të famshme në Kosovë, ku përgjatë kësaj kohe ka zhvilluar debate e ka pasur përplasje të shumta.
Rrjedha e tij e lojës duket se vazhdon njëjtë pavarësisht ngjarjes familjare.
Mbetet për t’u parë nëse mund të vazhdoj qëndrimin brenda shtëpisë. /Telegrafi/