Web Analytics
E shtunë, 24 Janar, 2026
5.1 C
Pristina

Vrasje në tentativë në Fushë Kosovë!

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një rast i vrasjes në tentativë ka ndodhur të premten në Fushë Kosovë.

Rasti ka ndodhur në “Rrugën e Pejës” në Fushë Kosovë, të premten, në ora 15:42.

“Raportohet se është gjetur i lënduar viktima mashkull kosovar. Viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK”, thuhet në raportin policor.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policor. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori.

Rasti po hetohet. /Telegrafi/

Nga Rubrika