Blogerja e njohur shqiptare, Rina Maloku, është rikthyer së fundmi në rrjetet sociale pas një mungese të gjatë.
Ky rikthim vjen disa muaj pas ndarjes tragjike nga jeta të partnerit të saj, dizajnerit Festim Isufi, ngjarje që tronditi opinionin publik.
Në një InstaStory të publikuar, Rina ka ndarë një mesazh domethënës dhe simbolik: “Sado e fortë të jetë era, mali nuk dorëzohet”.
Vëmendje ka tërhequr edhe fakti se blogerja ka fshirë të gjitha fotografitë e përbashkëta me Festimin nga profili i saj në Instagram.
