Web Analytics
E mërkurë, 4 Shkurt, 2026
9.4 C
Pristina

Mateo “non-grata” për familjen e Brikenës? Detaji që po bën xhiron e rrjetit!

Ndonëse janë shndërruar në dyshen më të komentuar të këtij sezoni në Big Brother VIP Albania, raporti mes Brikenës dhe Mateos mbetet një enigmë që nuk po gjen zgjidhje as brenda, as jashtë shtëpisë.

Pavarësisht se videot e tyre po bëhen virale në çdo cep të rrjeteve sociale, Brikena vazhdon të mbajë “murin” lart, duke mohuar çdo pëlqim për Mateon.

Por, detaji që ka rënë në syrin e ndjekësve është jashtë shtëpisë: dyshja nuk ndiqen në rrjetet sociale.

Ky distancim virtual ka nxitur dyshime se pas kësaj ftohtësie fshihet familja e Brikenës. Zërat thonë se të afërmit e saj nuk po pajtohen që ky raport të kalojë kufijtë e shoqërisë, duke mbajtur një qëndrim të prerë ndaj Mateos.

Llogaritë e të dyve, monitorohen nga familjët e tyre. Kur jemi në këtë pikë, duket se as familja e Brikenës dhe as e Mateos nuk kanë marrë mundin të bëjnë “paqe”, as në rrjete sociale.

Nga Rubrika