Web Analytics
E premte, 6 Shkurt, 2026
8.3 C
Pristina

Rogerti trondit Selinën në dhomën e izolimit: Ja mesazhi që më dha familja jote për ty

Përballja mes Rogertit dhe Selinës në “dhomën e reflektimit” ka marrë një kthesë të papritur, duke kaluar nga një tentativë sqarimi në zbulimin e një mesazhi sekret nga jashtë.

Pasi Rogerti shfrytëzoi mundësinë e dhënë nga Vëllai i Madh për të thirrur tre banorë, Selin pranoi ftesën për të biseduar.

Por biseda u tensionua shpejt kur Rogerti i komunikoi asaj se loja e saj me Mirin ka “falimentuar” dhe se ajo ka humbur mbështetjen e publikut.

Goditja kryesore erdhi kur ai zbuloi se kishte marrë një porosi direkte nga familja e Selinës përpara se të bëhej pjesë e formatit.

“Ti je edhe më poshtë se ne në votat e publikut. Sepse shumë gjëra kanë ndryshuar që kur kam ardhur unë. Pse? Se loja jote me Mirin ka falimentuar…

Dhe loja ime është nga mesazhi që kam marrë unë nga familja jote, a kupton, sidomos motra jote për të bërë nuse shtëpie, okej, është që ti nuk duhet të rrish me Mirin. Këtë ta verifikon dhe vëllai yt,” i tha Rogerti.

Sipas tij, Selin është futur aq thellë në këtë strategji sa ka frikë të tërhiqet për të mos u dukur e dobët, ndërkohë që e këshilloi se ndarja nga Miri dhe loja individuale do ta bënin të dukej më e fortë.

Nga Rubrika