U denua me me 1 vit e 6 muaj burg, ky ishte reagimi i deputetit Egzon Azemi

Deputeti i VV-së, Egzon Azemi, ka reaguar me forcë pas dënimit të tij nga Gjykata Themelore e Prishtinës me 1 vit e 6 muaj burg për nxitje të përçarjes dhe mosdurimit.

Reagimi i Azemit pas dënimit ka qenë i ashpër, duke e akuzuar sistemin e drejtësisë për padrejtësi.

Ai theksoi se dënimi i tij është një shembull i qartë i skandaleve që ndodhin në vend, ku aktivistët shqiptarë dënohen ndërsa terroristët serbë lirohen.

“Ata që lirojnë terroristët serbë që gjuajnë bomba, po dënojnë aktivistët shqiptarë vetëm sepse reaguam ndaj këtij skandali”, tha Azemi, duke e theksuar se dënimi i tij dhe i Arlind Manxhukës është bërë pa asnjë provë të qartë.

Azemi përmendi gjithashtu se dënimet për Edi Zenelaj dhe Qerim Elshanin, të cilët morën nga 6 muaj burgim, janë pjesë e një plani më të gjerë për të frikësuar ata që guxojnë të flasin.

Ai e akuzoi sistemin e drejtësisë se po vepron nën ndikimin e Serbisë, duke e quajtur këtë një tradhti ndaj popullit shqiptar.

“Këta që i nënshtrohen Serbisë, po e dëmtojnë vendin tonë”, tha ai me shqetësim.

Azemi gjithashtu përmendi çantat me para që sipas tij vijnë nga kufiri, duke sugjeruar se këto janë të lidhura me korrupsionin dhe ndikimin e jashtëm në sistemin e drejtësisë.

“Pra, në total, katër vite burg për ata që reagojnë kur lirohen kriminelët serbë që gjuajnë bomba e vrasin policë.

Kjo është një situatë e papranueshme”, tha ai, duke theksuar nevojën për një reformë të thellë në drejtësi.

“Qantat që vijnë andej kufirit të Republikës kurrë nuk do të na mbyllin gojën.

Rroftë Republika e Kosovës, turp atyre që lirojnë kriminelë serbë e neve na dënojnë veç pse reagojmë!”, përfundoi Azemi me një thirrje për mobilizim dhe qëndresë ndaj padrejtësive.

Nga Rubrika