Gjatë një bisede të thellë dhe të sinqertë, Mateo ka ndarë me Brikenën detaje interesante rreth lidhjeve të tij të kaluara, duke zbuluar se ka pasur tre marrëdhënie, me të fundit që ka përfunduar para një viti e gjysmë.
Brikena: A ke patur ndonjëherë lidhje?
Brikena: A kanë ndodhur tani shpejt?
Mateo: Lidhje, po një kam qenë i vogël
Brikena: Sa ka që ka mbaruar lidhja e fundit?
Mateo: Jam ndarë thuajse dy vitesh, para një vit e gjysmë
Brikena: Me të ke qenë një apo dy vite?
Brikena: A ke raporte të mira me të?
Mateo: Jo, asnjë lloj raporti. Nuk mbaj raport me ish-të dashurat
Brikena: Nuk ka asgjë të keqe me pas respekt
Mateo: Nuk mund të kem shoqe një që kam qenë e lidhur
Brikena: Thjesht me pas një respekt
Mateo: Ajo jetën e vet, unë timen, kaq. Në momentin që ndahem dhe i vë pikën, nuk më intereson fare se çfarë bën personi tjetër me jetën e vet. Nuk i uroj të keqen
Brikena: Munden edhe me u rikthyer njerëzit, nuk ka asgjë të keqe
Brikena: Nëse nuk ka patur gjëra shumë të mëdha të këqija që kanë ndodhur në një lidhje, për mendimin tim nuk ka asgjë të keqe
Mateo: Aty ku nuk funksionon, më mirë ndahu herët se sa vonë, sidomos një lidhje toksike. Po nuk pati mirëkuptim, ka marrë fund lidhja.
