Don Xhoni dhe Butrint Imeri njihen për shoqërinë e tyre të ngushtë.
Si rezultat i së cilës sollën edhe një projekt muzikor, i cili rezultoi shumë i suksesshëm.
Së fundmi dyshja kanë mbajtur edhe një koncert të përbashkët ndërsa atmosfera shpërthyese ka vazhduar edhe rrugës për në shtëpi.
Në rrugën e përbashkët, ka qenë Butrinti ai që e ka inçizuar Don Xhonin jashtë makinës me gjysmën e trupit, teksa mjeti është në lëvizje.