Hyrja e Luiz Ejllit në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania 5” ka sjellë jo vetëm dinamika të forta loje, por edhe momente mjaft emocionuese që zbulojnë anën e tij si baba i përkushtuar.
Mëngjesin e sotëm, fituesi i edicionit të dytë ka vendosur të mos e thyejë ritualin e tij të përditshëm me vajzën e vogël, Lunën, pavarësisht se ndodhet i izoluar brenda shtëpisë.
Luizi është afruar te kamerat dhe ka nisur të këndojë këngën që ia dedikon çdo mëngjes të bijës.
Ai është shprehur se nuk dëshiron që Luna ta humbasë këtë moment të veçantë, duke u siguruar që zëri dhe dedikimi i tij t’i shkojnë asaj përmes ekranit.
Ky gjest ka emocionuar ndjekësit, duke treguar se përtej strategjive dhe debateve, mendja e tij mbetet te familja dhe te vogëlushja që e pret jashtë.