72 orët e fundit në “Big Brother VIP Albania 5” sollën një ndryshim drastik në dinamikën e shtëpisë, duke e transformuar atmosferën nga zhurma e 50 ditëve të para, në një ambient me humor, pozitivitet dhe debate konstruktive.
Hyrja e Luiz Ejllit riktheu edhe një herë vëmendjen maksimale të publikut, duke ringjallur nostalgjinë e BBVA 2.
Por ky interes i jashtëzakonshëm pati edhe një “efekt anësor”: shumë ndjekës nisën të komentonin me humor në rrjetet sociale se kërkonin “largimin” e Luizit, pasi po i linte pa gjumë dhe po i shpërqendronte nga angazhimet ditore për të ndjekur çdo batutë të tij.
Kësaj situate i është përgjigjur vetë moderatori Ledion Liço.
Pas largimit të Luizit gjatë spektaklit të djeshëm, Ledioni ka postuar një foto krah fituesit të BBV2, duke ironizuar me dashamirësi situatën e krijuar.
“Shihemi të shtunën.
Flini sa më shumë gjumë,” – ka shkruar Ledioni, duke i dhënë kështu “leje” publikut të pushojë tani që shtëpia i është rikthyer normalitetit, të paktën deri në spektaklin e radhës.
