Web Analytics
E mërkurë, 11 Shkurt, 2026
7.2 C
Pristina

Haxhiu si kryetare e Kuvendit: Lufta e UÇK-së ishte e drejtë

Kryetarja e re e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, në fjalimin e saj të parë, përmendi gjykimin e ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.

“Ne sot debatojmë lirshëm në këtë sallë falë sakrificës së madhe të popullit tonë për liri, përfshirë luftën çlirimtare të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kontributin e madh të grave dhe burrave për vendin.

Sot në këtë pasdite vijmë pasi gjatë tërë ditës kishim seancën gjyqësore ndaj ish-krerëve të UÇK-së. Historia e popullit shqiptar është e qartë dhe e drejtë. Lufta e tyre ka qenë e drejtë për çlirim, dihet kush ka qenë agresori, dihet kush ka kryer krime në vendin tonë, ato janë të regjistruara nga bota mbarë,” tha ajo.

Haxhiu shtoi se merr këtë pozitë “me vetëdije të plotë për peshën kushtetuese që mban dhe respekt të thellë për vullnetin e qytetarëve që na kanë sjellë këtu”.

“Kuvendi është shtëpia politike e të gjithë qytetarëve, edhe e atyre që pajtohen me ne, edhe e atyre që mendojnë ndryshe”, përfundoi kryetarja e Kuvendit.

Nga Rubrika