Web Analytics
E shtunë, 14 Shkurt, 2026
9.4 C
Pristina

Reagim i ashpër i Albës ndaj dy opinionisteve pas komenteve për Labin: “Korrupsion! Me sa di unë…”

Mbrëmja e fundit në spektaklin “Prime” u shoqërua me tensione të forta, pasi një zarf i zi ndryshoi rrjedhën e lojës për banorin Labin, i cili më pas u largua nga shtëpia.

Pas leximit të zarfit të zi dhe vendimit që çoi në largimin e tij, reagimet nuk munguan – brenda dhe jashtë shtëpisë.

Një ndër reagimet më të forta erdhi nga Alba Pollozhani, e cila kritikoi hapur dy opinionistet e formatit, Oltën dhe Leonorën.

Në një deklaratë të saj publike, Alba u shpreh se komentet e tyre kanë tejkaluar kufijtë e etikës së një opinionisteje.

“Korrupsion! Mesa di unë, opinionistet nuk duhet t’i bëjnë thirrje publikut a duhet ajo të dalë një lojtar.

Më lë për të dëshiruar komentet e Oltës dhe Leonorës, sepse kanë shkelur etikën e një opinionisteje”, ka deklaruar Alba.

Sipas saj, roli i opinionistit është të analizojë lojën dhe situatat, por jo të ndikojë drejtpërdrejt në perceptimin apo vendimmarrjen e publikut përmes thirrjeve të hapura.

Nga Rubrika