Web Analytics
E hënë, 16 Shkurt, 2026
5.3 C
Pristina

‘Desha të largohem që në ditën e parë’ Leonora flet për sfidën si opinioniste në BBVK

Këngëtarja e njohur Leonora Jakupi ka ndarë përvojat e saj si opinioniste në Big Brother VIP Kosova 4, duke zbuluar se angazhimi i saj ka qenë më i vështirë se sa priste.

Ajo e pranoi ftesën për të qenë pjesë e këtij formati nga Alaudin Hamiti, duke e parë si një mundësi për t’u sfiduar në një rol të ri, pavarësisht se nuk kishte shumë njohuri për dinamikat e këtij reality show.

Leonora, e cila është e njohur për karrierën e saj muzikore, zbuloi se në ditën e parë të angazhimit të saj, kishte shumë dilema dhe pasiguri. “Kam menduar të largohem, sepse kisha shumë pyetje për veten time dhe rolin që do të luaja”, tha ajo, duke shprehur ndjenjat e saj të pasigurisë.

Ajo theksoi se fillimisht fokusi i saj ishte analiza e karaktereve të banorëve, më shumë se loja e tyre. “Kam tentuar të kuptoj se si funksionojnë ata si individë, se çfarë karakteresh sjellin në shtëpi”, shpjegoi ajo, duke theksuar rëndësinë e karakterit në këtë format.

Leonora shprehu dëshirën që të shohë një fitues që tregon një karakter të vërtetë dhe që ka një lojë të pastër, duke e vlerësuar votën e publikut si një element të rëndësishëm në këtë proces.

Ajo gjithashtu përmendi se në shtëpi ka shumë banorë të mirë, por gjithçka varet nga mënyra se si ata zgjedhin të shfaqen para publikut. “Mënyra se si ata paraqiten ka një ndikim të madh në perceptimin e publikut”, tha ajo.

Nga Rubrika