Web Analytics
E premte, 20 Shkurt, 2026
7.7 C
Pristina

‘Vjen për ditëlindje e largohet’ Loredana: Mozzik ka ardhur 100 herë për koncerte këtu dhe s’e ka takuar vajzën

Loredana ka bërë deklarata të forta rreth marrëdhënies së saj me ish-partnerin, reperin Mozzik, gjatë një bisede në podcast-in e Arbana Osmanit.

Në intervistë, Loredana foli hapur për mënyrën se si menaxhon marrëdhënien mes saj dhe Mozzikut, sidomos në lidhje me takimet e reperit me vajzën e tyre, Hanën.

Ajo mohoi pretendimet se nuk e lejon Mozzikun ta takonte vajzën:

“Jo, nuk është e vërtetë. Them ndoshta në fillim, kur kam qenë shtatzënë dhe ka lindur çika, në fillimet e para kur jemi ndarë, ma merr mendja që prej emocioneve i ka shkruar ndonjëherë ‘s’ke me taku çikën’ ose ndonjë gjë.

Por ajo ka qenë pjesa kur je aq keq sa ndonjëherë s’e di çka flet.

Vjen për ditëlindje, 100 foto e ‘Urime zemra ime’ dhe largohet. Ka ndodh 100 herë ka pasur koncerte këtu dhe s’e ka kaluar rrugën për të ardhur”.

Nga Rubrika