Web Analytics
E shtunë, 21 Shkurt, 2026
1.4 C
Pristina

Blero reagon ashpër pas sulmit fizik ndaj Alaudin Hamitit

Këngëtari i njohur Blero Muharremi ka reaguar publikisht pas sulmit fizik që iu bë moderatorit Alaudin Hamiti.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai e ka cilësuar ngjarjen si një akt të ulët dhe të pajustifikueshëm.

“Është shumë i ulët sulmi që i është bërë Alaudin Hamitit.

Jam i bindur që Policia e Kosovës ka me e zbulu këtë rast. Edhe jam i bindur që shumicës është veç një naiv që është rrembyer nga ndonjë nxitje e një njeriu të lig…”, ka shkruar ai.

Blero ka theksuar gjithashtu se Hamiti është një shembull i mirë, duke i dalë në mbështetje publike në këtë moment të vështirë.

Nga Rubrika