Web Analytics
E shtunë, 21 Shkurt, 2026
1.1 C
Pristina

Reagon Klan Kosova: Dënohet dhuna ndaj moderatorit Alaudin Hamiti

Televizioni “Klan Kosova” ka shprehur shqetësimin e tij të thellë pas sulmit fizik ndaj moderatorit Alaudin Hamiti, një ngjarje që ka tronditur jo vetëm ekipin e televizionit, por edhe opinionin publik.

Sulmi ndaj Hamiti-t është një akt i papranueshëm që cënon rëndë lirinë e medias dhe sigurinë individuale të punonjësve të saj.

Klan Kosova thekson se çdo formë dhune ndaj gazetarëve dhe moderatorëve është një kërcënim për demokracinë dhe për të drejtat e njeriut.

Reagimi i plotë i Klan Kosova:

Me shqetësim të thellë, televizioni Klan Kosova ka mësuar për sulmin e djeshëm ndaj moderatorit Alaudin Hamiti.

Sulmi ndaj tij dhe ndaj cilitdo punonjësi të stafit tonë, por edhe ndaj mediave të tjera, për Klan Kosovën është i papranueshëm dhe cenon rëndë lirinë, jo vetëm të medias, por edhe sigurinë individuale.

Duhet bërë e qartë se televizionet janë për të ofruar program të larmishëm për audiencën, ku përveç atyre informuese janë edhe ato argëtuese, sikurse Big Brother VIP Kosova, i cili vazhdon të mbetet një nga spektaklet më të ndjekura televizive në rajon dhe Evropë.

Prandaj, një sulm i tillë, në kohën kur ekziston liria e secilit për të zgjedhur programin e dëshiruar, e bën këtë akt edhe më të shëmtuar dhe më të dënueshëm.

Klan Kosova e rithekson se do të vazhdojë të ofrojë programe për të gjitha shtresat e shoqërisë.

Nga Rubrika