Shtëpia e Big Brother VIP është përfshirë nga një debat i paprecedentë dhe me tone tejet të ashpra mes dy banorëve, Dj Gimbo dhe Mirit, një përplasje kjo që ka nisur që mbrëmjen e djeshme dhe ka vijuar me intensitet të lartë edhe gjatë ditës së sotme.
Çfarë ndodhi që e çoi situatën në këtë pikë? Një konflikt i hapur ka shpërthyer mes dy banorëve, duke u bërë temë e diskutimeve të shumta. Fërkimet mes Gimbon dhe Mirit nuk janë të reja, por tensioni i fundit ka arritur një nivel të paprecedent.
Shkaku i këtij konflikti të hapur është bërë Selini, e cila gëzon një raport të afërt me Gimbon. Kjo situatë ka krijuar një atmosferë të tensionuar, pasi Miri nuk e ka pritur mirë këtë marrëdhënie, duke u ndjerë i tradhtuar nga një mik i tij i mëparshëm.
Gjatë përplasjes së sotme, Gimbo i është drejtuar Mirit me fjalë të rënda dhe akuzuese, duke e quajtur atë pedofil. Këto fjalë kanë shkaktuar një reagim të menjëhershëm dhe të ashpër nga Miri, i cili ka tentuar të mbrojë veten dhe reputacionin e tij.
“Ti je pedo.fil! I ke 40 e sa vjet edhe thua ajo ka qenë single, s’ka lidhje a? Ka ndenjur se ka qenë single, prandaj je ped.ofil,” ka thënë Gimbo, duke pretenduar se babai i vajzës kishte shprehur të njëjtën mendim për Mirit.
Tensioni u rrit edhe më shumë kur Gimbo vijoi me fyerje dhe kërcënime të hapura. Ai e quajti Mirit “legen” dhe e akuzoi për hipokrizi, duke e kërcënuar se do t’ia nxjerrë fytyrën e vërtetë, duke theksuar se e njeh mirë karakterin e tij.
“Të ishim jashtë, e di unë çfarë do të bëja me ty, unë meshkujt si ti i njoh shumë mirë,” ka shtuar ai, duke e bërë situatën edhe më dramatike.
Nga ana tjetër, Miri nuk i ka kursyer kundërpërgjigjet, duke e quajtur Gimbon “pis” dhe duke u mbrojtur me faktin se Selini ishte beqare gjatë kohës që ata qëndronin bashkë. Ai ka theksuar se Gimbo nuk ka të drejtë të kritikojë marrëdhënien e tij me Selinin.
Ndaj paralajmërimit të Gimbos se do t’ia nxjerrë fytyrën e vërtetë, Miri i është kthyer prerë: “Ti s’ke shanse!”, duke e bërë të qartë se nuk do të lejojë që akuzat e Gimbos ta dëmtojnë reputacionin e tij.
View this post on Instagram