Shkenda Dubova mbetet një nga gratë më të suksesshme në trojet shqiptare.
Ajo ka krijuar kompaninë “Kenda Center” që merret me dobësimin dhe humbjen e peshës tek njerëzit që vuajnë nga mbipesha.
Kompania e Shkendës operon në shumë vende të botës si Kosova, Shqipëria, Gjermania, Belgjika, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe jo vetëm.
Por, në intervistën e saj të dhënë për Artistët Shqiptarë ajo u pyet edhe për “fenomenin” e mos gjetjes së punëtorëve në Kosovë.
Shkenda pati një mesazh të qartë për bizneset kosovare që po kanë probleme me ikjen e punëtorëve.
Ndër të tjera, ish-këngëtarja tha: “Punëtorit të mirë duhesh me i ofru rrogë të mirë”, kështu duke i’a bërë me dije bizneseve në Kosovë se paga e mirë i mbanë punëtorët të motivuar në punë.
Shiko videon: