Moderatorja e “Big Brother VIP Kosova”, Jonida Vokshi, e njohur për gafat e saj gjatë spektakleve live, nuk i shpëtoi një tjetër lapsusi as në natën vendimtare.
Teksa atmosfera ishte në kulm dhe publiku po priste me padurim shpalljen e fituesit të këtij edicioni të Big Brother VIP Kosova, Vokshi gabimisht u shpreh se “do të zgjidhet finalisti”, në vend që të thoshte se do të shpallej fituesi.
“Dhe jemi shumë afër emrit të finalsitit”.
Renditja përfundimtare e edicionit të katërt ishte:
Vendi i pestë: Hygerta
Vendi i katërt: Klodi
Vendi i tretë: Ludo
Vendi i dytë: Elijona
Ndërsa fituesi i madh i këtij sezoni u shpall Londrimi.