Pas një sërë dinamikash të forta dhe debatesh të nxehta ditët e fundit në shtëpi, spektakli i sotëm i “Big Brother VIP Albania” premton të jetë i jashtëzakonshëm.
Produksioni ka publikuar promon zyrtare, duke zbuluar disa nga ngjarjet kryesore që do të mbërthejnë publikun pas ekranit.
Detaji që ka marrë vëmendjen absolute dhe ka ndezur kuriozitetin në rrjet është një paralajmërim i paprecedentë.
Sipas promos, për herë të parë do të transmetohet një deklaratë shumë e fortë, e cila ka potencialin të ndryshojë plotësisht rrjedhën e lojës për banorët brenda shtëpisë.
Përveç kësaj “bombe” të paralajmëruar, mbrëmja e sotme do të shoqërohet edhe me ballafaqime të ashpra sy më sy, si dhe rrëfime të forta e emocionale nga ana e konkurrentëve.
Mbetet për t’u parë live se kush është autori i kësaj deklarate dhe çfarë stuhie do të shkaktojë.