Zbulohet mesazhi i koduar i gruas që spiunonte për BIA-n, kështu e falënderonin për punën në Kosovë

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë është mbajtur seanca ndaj Jelena Gjulanoviq, e cila po akuzohet për spiunazh në strukturat e inteligjencës serbe.

Prokuroria ka zbuluar se në aktakuzë janë të përfshira edhe disa mesazhe të koduara, ku përmendet një ‘falënderim për punën në Kosovë’, i interpretuar si referencë ndaj veprimtarisë së saj në BIA.

Sipas pretendimeve të Prokurorisë Speciale, në këto komunikime përfshihet edhe emri i Aleksandar Vllajiq, i cili dyshohet se ka qenë pjesë e kontakteve të rrjetit që po hetohet.

Në këtë rast është e akuzuar edhe Jelena Gjukanoviq, ndaj së cilës po vazhdon procesi gjyqësor në Gjykatën Themelore në Prishtinë

Nga Rubrika