E dhimbshme: Ky është 44-vjeçari që vdiq pasi ra nga objekti ku ishte duke punuar në Ferizaj!

Ridvan Krraba nga Kaçaniku është 44-vjeçari që vdiq dje në QKUK ku po trajtohej nga lëndimet e marra në vendin e punës në Ferizaj.

I ndjeri, kishte rënë nga një lartësi nga një ndërtesë, ku dyshohet se aty ai ishte duke punuar.

Kështu ka bërë të ditur, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

Ky i fundit, ka shtuar se, prokurori ka vendosur për vazhdimin e hetimeve me qëllim të sqarimit të rrethanave dhe shkaktarëve të vdekjes./Sinjali/

Nga Rubrika