Deklaratat e fundit të opinionistit Arjan Konomi në emisionin “Goca dhe Gra” nuk kanë kaluar pa një kundërpërgjigje të ashpër nga ish-konkurrentja e “Përputhen”, Shqipe Hysenaj.
Gjatë emisionit, Konomi u shpreh se në kohën e transmetimit të ‘Për’puthen’, kur Shqipja ishte konkurente, vajzat krijonin marrëdhënie intime me djemtë prapa kamerave, ndërkohë që në ekran bënin takime false. Ai madje ironizoi deklaratën e dikurshme të Shqipes se kishte vite pa kryer marrëdhënie, duke theksuar se këto veprime ndodhnin pikërisht aty.
Pas këtyre fjalëve nuk ka vonuar reagimi i Shqipe Hysenajt përmes rrjeteve sociale. Në një sërë shkrimesh në Instastory, ajo e ka ironizuar opinionistin duke e quajtur “Arjan kapuçi” dhe ka theksuar se ai flet për të vetëm sepse me lajme të rrejshme sjell vëmendje dhe audiencë. Sipas saj, nga të gjithë ish-konkurrentët që kaluan në format, Arjani mban mend vetëm atë, pavarësisht se qëndrimi i saj në program zgjati vetëm një muaj e gjysmë. Shqipja shkruan gjithashtu se ai e ndjek nga pas në çdo hap televiziv, duke qenë gjithmonë “një vit mbrapa” saj.
Lidhur me akuzat e drejtpërdrejta për jetën e saj intime me djemtë e programit, Shqipja i ka hedhur poshtë kategorikisht duke i quajtur fjalët e Konomit si “lajme fake”. Ajo madje ka sfiduar publikisht: “Le të dalë ai ‘burrë’ që ka bërë seks me Shqipen.
E sfidoj këtë publikisht! Nëse nuk del, dihet kush gënjen”, shkruan ajo, duke e këshilluar opinionistin që të informohet para se të flasë si “pulë pa kokë” nëpër studio televizive.
Për ta mbyllur këtë reagim të fortë, ish-konkurrentja ka lëshuar edhe një paralajmërim në formë shantazhi për opinionistin. Ajo thekson se arsyeja e vërtetë e këtij inati nga ana e tij është një e vërtetë e pashprehur që ajo ruan. “E di unë pse më ke inat ti? Sepse vetëm unë ta di atë Sekretin tënd të Vogël që ty të dhemb aq shumë,” përfundon Shqipja me ironi, duke e lënë këtë përplasje të hapur dhe me pikëpyetje për publikun./PriveLiberta/
