“Për fat të mirë”, ky është veprimi i Limit në Itali

Ish-banori i “BBVK”, Lim Hoti po shijon disa ditë në Itali.

Nga atje po kujdeset që të sjell imazhe e video të ndryshme nga qytetet atraktive, shkruan Indeksonline.

Mbrëmë ka ndarë një video interesante ku shihet në shatërvanin e Trevit, duke hedhur para.

Çka ndodh nëse dikush hedh një monedhë brenda shatërvanit?

Sipas legjendës, me një monedhë, do të keni fat dhe pritet të ktheheni në të ardhmen në “Qytetin e Përjetshëm”, siç quhet ndryshe Roma.

Me hedhjen e dy monedhave, mund të dashuroheni me një italian/e të bukur, ndërsa me tre monedha ekziston mundësia e martesës me personin që takon dhe duket se Limi i beson kësaj legjende./Indeksonline/

Nga Rubrika