Aida Doçi në zi, humb personin e dashur të familjes

Sot është një ditë e kobshme për familjen e këngëtares së njohur shqiptare, Aida Doçi.

Përmes një postimi prekës në llogarinë e saj në Instagram, ajo ka njoftuar ndarjen nga jeta të gjyshes së saj.

Krahas një fotografie ku shihet e përqafuar me të ndjerën, Aida i ka dedikuar fjalë mjaft emocionuese.

Ajo e ka përshkruar gjyshen e saj si një grua të fortë, me zemër të madhe dhe me një besim të rrallë.

Këngëtarja ka kujtuar gjithashtu fëmijërinë e saj, e cila tha se do të mbetet përgjithmonë e lidhur me ngrohtësinë, buzëqeshjen dhe dashurinë që gjyshja i dhuronte sa herë e vizitonin.

Në përmbyllje të mesazhit të saj të lamtumirës, Aida u lut që Zoti ta mëshirojë dhe ta bëjë banore të Xhennetit, duke theksuar se ajo e meriton këtë paqe më shumë se kushdo.

Nga Rubrika