Migena Salihi humbi jetën si pasojë e komplikacioneve të rënda shëndetësore që iu shfaqën menjëherë pas lindjes së dy vajzave binjake.
Një ngjarje që ka tronditur jo vetëm familjarët dhe miqtë e saj, por edhe gjithë opinionin publik. Gjendja e saj u përkeqësua me shpejtësi, ndërsa vetëm pak orë para ndarjes nga jeta u bë një apel urgjent për dhurim gjaku të grupit 0 negativ.
Thirrja u shpërnda me shpejtësi në rrjetet sociale dhe shumë qytetarë reaguan menjëherë për të ndihmuar, duke treguar solidaritet të rrallë. Megjithatë, pavarësisht përpjekjeve të mjekëve dhe ndihmës së dhënë, ajo nuk arriti të mbijetojë.
Migena kishte përfunduar studimet për mësuesi në Gjeografi dhe ushtronte profesionin me përkushtim e pasion. Ajo njihej si një vajzë plot energji dhe dëshirë për të kontribuar në shoqëri. Përveç angazhimit në arsim, ishte aktive edhe në çështjet mjedisore si pjesë e shoqatës “Eko Mendje”, ku vlerësohej për punën dhe përkushtimin e saj.
Në jetën personale, kishte nisur një kapitull të ri, duke ndërtuar ëndrrën e një familjeje me partnerin e saj. Humbja e saj ka lënë një boshllëk të madh, ndërsa mesazhet e ngushëllimit kanë vërshuar në rrjete sociale. Miqtë dhe të afërmit kanë zgjedhur ta kujtojnë duke mbjellë një pemë në nder të saj, si simbol i jetës dhe gjurmës që la pas.
Dy vajza të porsalindura mbeten pas… një histori që prek thellë dhe nuk harrohet lehtë.