Lirohet reperi Cllevio, sonte vjen zhvillimi i papritur!

Një nga emrat më të përfolur dhe polemizues të showbiz-it shqiptar e ka fituar sërish lirinë.

Reperi Kleviol Ahmeti, të cilin i gjithë interneti e njeh me emrin artistik Cllevio, është liruar zyrtarisht nga burgu pas një periudhe rreth gjashtë mujore që nga ekstradimi i tij nga Emiratet e Bashkuara Arabe në drejtim të Shqipërisë.

Duke cituar burime nga Gazeta Express, mësohet se artisti tashmë ndodhet jashtë ambienteve të vuajtjes së dënimit. Për të gjithë ata që ndjekin dinamikat e tij online, pritja duket se merr fund sonte.

Gjatë mbrëmjes së sotme, Cllevio pritet të bëjë rikthimin e tij në rrjetet sociale përmes një videoje live, ku do të zbulojë më shumë detaje mbi atë që ka kaluar dhe zhvillimet e fundit rreth tij.

Periudha prapa hekurave nuk kaloi pa sfida për reperin. Vetëm muajin e kaluar, gjendja e tij u përkeqësua papritur, duke detyruar transferimin urgjent nga qelia drejt spitalit rajonal. Ai kaloi një komplikacion shëndetësor që kërkoi trajtim dhe ndërhyrje të specializuar mjekësore jashtë dyerve të burgut.

Kujtojmë se saga e tij nisi të merrte tjetër kthesë kur u ekstradua nga Dubai më 25 tetor të vitit të kaluar, pasi kishte kaluar gjashtë muaj në burgjet e atjeshme. Përveç muzikës, Cllevio njihet si një uragan i vërtetë në platformat dixhitale, duke u përfshirë shpesh në përplasje që mbajnë vazhdimisht të ndezur vëmendjen e publikut. /PriveLiberta/

Nga Rubrika