E papritur! Ermiona Lekbello largohet nga Ferma VIP

Ermiona Lekbello ka vendosur të ndërpresë papritur rrugëtimin e saj në “Ferma VIP 3”, duke u larguar nga gara gjatë spektaklit të fundit.

Vendimi i saj erdhi menjëherë pas nisjes së programit, ku ajo shprehu hapur pakënaqësinë me atmosferën brenda fermës dhe energjinë mes fermerëve.

Ajo qëndroi në lojë deri në momentin e leximit të zarfit, ku rezultoi në televotim së bashku me DJ Bujaka dhe Gresën. Sipas verdiktit të publikut, DJ Bujaka dhe Ermiona ishin më pak të preferuarit e kësaj jave, duke i vendosur përballë një situate vendimtare për vazhdimësinë e tyre në format.

Megjithatë, Ermiona vendosi të mos e vijonte më tej sfidën, duke zgjedhur të largohej me dëshirë nga “Ferma VIP 3”, pa pritur përfundimin e procesit të eliminimit. Ky vendim surprizoi si fermerët e tjerë, ashtu edhe publikun që ndiqte spektaklin.

“Unë po e lë rrugëtimin tim këtu. Ju përshëndes të gjithëve dhe shpresoj të bëheni njerëz më të mirë me njëri-tjetrin. Kam një energji jo të mirë këtu. Nuk mundem dot të rri më në këtë ambient. Këtu ndodhin gjëra që unë nuk i mbaj dot”, tha Ermiona.

Pas deklaratës së saj, ajo u largua nga ferma, duke i dhënë fund eksperiencës së saj në reality show.

Nga Rubrika