Klodi dhe Elijona bashkë në pushime? Detaji që shtoi dyshimet!

Klodi dhe Elijona janë dy ish banorët e BBVK që vazhdojnë të komentohen në rrjet.

Kjo, pasi Elijona pati shprehur pëlqim për Klodin brenda shtëpisë së Big-ut, por që Klodi ishte atë kohë në lidhje me një italjane.

Para disa jave Klodi njoftoi se ai dhe e dashura italiane kishin ndarë rrugët duke zbuluar se tani ishte single.

Së fundmi, edhe Elijona edhe Klodi po publikojnë foto nga pushimet në det. Klodi publikoi disa foto nga pushimet por vëmendjen e mori komenti i Elijonës.

Ajo ka shkruar cr: foto e fundit, pra duke thënë se credits janë të saj pasi fotoja ishte e saj. Kjo ka bërë që ndjekësit të aludojnë që ata kanë shkuar bashkë në pushime, ose Elijona ja ka dërguar foton Klodit dhe ai e postoi.

Dyshja nuk ndalen duke i komentuar njëri tjetrit duke shtuar edhe më shumë dyshime për raportin e tyre, por që nuk ka ndonjë konfirmim apo mohim nga ta.

Nga Rubrika