A ka gënjyer sa ishte brenda Big Brother Vip Albania? Miri flet hapur!

Mbremjen e djeshme, i ftuar në emisionin “Pardon My French” ishte finalisti i këtij edicioni të pestë të “Big Brother VIP”, Armir Shahini.

Ai ka zbuluar më shumë detaje në lidhje me eksperiencën, rrugëtimin dhe dinamikat e lojës së tij në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

Të them të drejtën po, nuk ka qenë e lehtë sepse ky Big Brother për mua ka qenë një eksperiencë komplet ndryshe sepse mund ta mendoja si ishte por si e jetova ishte komplet diçka tjetër dhe jam i kënaqur në fakt me atë që kam jetuar aty. Eksperienca ishte shumë e fortë, shumë.

Ka pasur raste që Miri ka gënjyer ndonjëherë gjatë qëndrimit të tij në shtëpinë e Big Brother?

Jo, aty brenda jo asnjëherë. Jam përpjekur që të jem i vërteti sepse faktikisht unë edhe në jetën reale ashtu jam. Jam njeri i vërtetë, natyrshëm batuta kur vjen.

Nominimi i çifteve po ashtu ishte një pikë kyçe lëvizëse për dinamikat dhe strategjinë në lojën e Mirit. Në lidhje me këtë ai u shpreh se:

Ishte një avantazh që mua më erdhi si nga zgjedhja e publikut si lider, një moment shumë i fortë në shtëpi sepse ne banorët atë presim reagimin e publikut. Kur më erdhi avantazhi për nominimin unë e kisha direkt në mendje atë gjë dhe nuk u mendova fare sepse një lojtar i fortë ashtu duhet të veprojë. Nxora në nominim lojtar që doja t’i nxirrja jashtë normalisht dhe ndodhi ajo që ndodhi.

Nga Rubrika