Vjosa Pllana është kthyer në një nga emrat më të përfolur në rrjetet sociale kohët e fundit.
Modelja po merr vëmendje të madhe, jo vetëm për paraqitjet e saj atraktive, por edhe për aludimet rreth një lidhjeje me reperin e njohur Unikkatil, shkruan InfoKosova.
Vjosa, e njohur për stilin e saj të veçantë dhe fotografitë plot vetëbesim, ka shtuar edhe më shumë interesin e publikut pas këtyre zërave.
Në rrjetet sociale, ajo vazhdon të jetë aktive, duke ndarë imazhe që shpesh marrin mijëra pëlqime dhe komente, ndërsa fansat nuk ndalen së spekuluari për jetën e saj private.
Me këtë vëmendje në rritje, Vjosa Pllana po konsolidohet gjithnjë e më shumë si një figurë e njohur në showbizin shqiptar, duke qenë në qendër të diskutimeve si për karrierën, ashtu edhe për jetën personale./InfoKosova/




