Reperi i njohur Gimbo ka ndarë së fundmi me ndjekësit e tij një moment të ngrohtë dhe mjaft personal në rrjetet sociale.
Përmes një postimi në Instastory, ai ka publikuar një fotografi ku shfaqet i buzëqeshur në shoqërinë e dy personave më të rëndësishëm për të – nënës së tij dhe partneres, Selin.
Krahas imazhit, ai ka vendosur mbishkrimin domethënës “Familja”.
Çifti, i cili gëzon vëmendje të madhe nga publiku, aktualisht po kalon disa ditë në Kosovë.
Ata ndodhen në Istog, vendlindjen e reperit, ku Selin ka udhëtuar nga Tirana për t’iu bashkuar partnerit të saj dhe për të kaluar kohë me familjen e tij.
