Dita e djeshme ka qenë tejet e veçantë dhe plot emocione për Andi Shehin dhe partneren e tij, Enki.
Çifti i njohur ka vendosur të kurorëzojë dashurinë e tyre me martesë, duke organizuar një ceremoni të bukur e të ngrohtë, të rrethuar nga familjarët, miqtë dhe njerëzit e tyre më të dashur.
Ajo që e bëri këtë ditë edhe më magjike ishte një tjetër ngjarje e rëndësishme për familjen.
Çifti kishte zgjedhur një datë mjaft domethënëse për t’i thënë “Po” njëri-tjetrit: pikërisht ditëlindjen e parë të djalit të tyre, Amor.
Ky detaj e ktheu ceremoninë e martesës në një festë të dyfishtë, duke shumëfishuar gëzimin për të ftuarit dhe vetë protagonistët.
Siç shihet edhe nga pamjet e ëmbla të shpërndara nga dasma, atmosfera ka qenë e mrekullueshme.
Enki shkëlqeu e veshur me një fustan nusërie klasik e mjaft elegant, me detaje të punuara në pjesën e sipërme, ndërsa Andi u shfaq plot stil me një kostum të zi.
Urime çiftit! /Prive By Liberta Spahiu

