Bebe Rexha është shfaqur në një gjendje të rënduar emocionale, duke qarë dhe me sy të nxirë.
Videoja në fakt i përket janarit të 2025-tës, në kohën kur Bebe kishte probleme me ish-shtëpinë diskografike.
Tani që ajo është bërë artiste e pavarur dhe albumi “ Dirty Blonde” po korrë sukses të madh, Bebe thotë se nuk e kishte aspak të lehtë të arrinte këtu ku është.
“Së pari dua t’u them fansave se kjo nuk është thjesht fitorja ime. Kjo është fitorja jonë.
Kjo do të thotë më shumë për mua se çdo vlerësim tjetër që kam marrë ndonjëherë, sepse po e bëj këtë sipas kushteve të mia. Të bëhesha e pavarur ishte aq e frikshme, sinqerisht mendova se kishte mbaruar për mua. E di që kjo tingëllon dramatike, por 7 vitet e fundit ishin një betejë dhe unë vuaja në heshtje.
Por tani jam e lirë dhe jam e rrethuar nga njerëz që festojnë dhe më ngrenë moralin. Faleminderit…” ka shkruar ajo./Indeksonline/
View this post on Instagram