‘Jemi të tmerruar’, Monika zbulon si i pëjetojnë fëmijët daljet e saj në ekran

Monika Kryemadhi nuk ka kursyer detajet nga jeta e saj familjare gjatë një interviste në “Shqipëria Live”, duke rrëfyer se për fëmijët e saj, daljet e saj televizive janë kthyer në një “ankth” të vërtetë.

Ajo tregoi me humor, por edhe me një dozë sinqeriteti, se fëmijët i thonë shpesh se janë me dorë në zemër dhe të tmerruar sa herë që e shohin në ekran.

Ky reagim i familjarëve vjen në një periudhë mjaft intensive për të, veçanërisht pas angazhimit të saj të bujshëm si opinioniste në Big Brother VIP Albania, spektakël i cili u fitua nga Selin dhe ku komentet e saj pa doreza u bënë kryefjala e rrjeteve sociale.

Përtej prapaskenave shtëpiake, Kryemadhi goditi fort realitetin social në vend, duke e cilësuar Shqipërinë si një shoqëri bullizuese që nuk të fal në momentin që të sheh duke gabuar.

Sipas saj, ky agresivitet i vazhdueshëm tregon një shoqëri të parealizuar emocionalisht, ku individët priren të godasin tjetrin sapo t’i “rrëshqasë këmba”.

Megjithatë, ajo u shpreh e lumtur që fëmijët e saj, Bora, Besari dhe Era, kanë krijuar tashmë një lloj mburoje dhe janë bërë më indiferentë ndaj komenteve negative, duke zgjedhur të ndërtojnë një jetë ndryshe nga ajo e prindërve të tyre, larg vorbullës së politikës dhe polemikave publike. /PriveLiberta/

Nga Rubrika