Dona nuk pendohet për përplasjen me Mozën në Ferma VIP: Të jetosh me të është ndryshe nga ç’duket

Ish-konkurrentja e Ferma VIP, Dona, ka folur për herë të parë pas largimit nga spektakli, teksa ishte e ftuar diten e sotme në Ferma Club.

Ajo u shpreh se eksperienca brenda fermës ishte krejt ndryshe nga mënyra se si është perceptuar jashtë nga publiku.

“Pasi del nga aty sheh shumë gjëra, që brenda shihen dhe ndihen ndryshe, jashtë komentohen ndryshe. Unë e kisha kuptuar veten aty që duhet të jepja më shumë nga vetja,” tha Dona.

Ish-fermerja tregoi se natyra e saj e rezervuar ndikoi në mënyrën si u perceptua gjatë lojës.

“Unë nuk e kam në natyrë që të përfshihem në debate apo të jap një opinion që nuk më përket mua. Siç është parë, kam hyrë vetëm aty ku kishte të bënte me mua,” u shpreh ajo.

Dona foli edhe për zhgënjimin që ndiente sa herë emri i saj dilte mes më të papëlqyerve nga publiku.

“Ishte prime i tetë që emri im dilte i papreferuar. Mu duk pa sens që publiku nuk po më kuptonte, ndërkohë që gjendesha përballë sfidave që ishin pika ime e fortë. Durimi dhe energjia pozitive janë forcat e mia dhe në mënyrën time i kam treguar të gjitha,” tha ajo gjate show-t.

Një nga momentet më të komentuara të saj në fermë ishte përplasja me Moza, për të cilën Dona sqaroi se nuk është penduar.

“Është keqkuptuar, por edhe sot do bëja të njëjtën gjë nëse dikush do më mërziste. E kuptova popullaritetin e saj, por kur të mërzit nuk druhesh t’ia thuash. Moza është shumë personazh. Të jetosh brenda me të është tjetër gjë,” deklaroi ajo.

Sipas Donës, problemi nuk ka qenë konkret, por më shumë energjia dhe qasja që Moza kishte ndaj saj në disa momente.

Në studio, edhe Albano e vlerësoi ish-konkurrenten, duke i thënë se kishte shumë potencial për të dhënë më tepër në lojë.

Ndër të tjera, Dona zbuloi se zhgënjimi më i madh për të ka qenë Iliri, ndërsa shtoi se miqësinë dëshiron ta ruajë me Sonin, Olën, Adin, Gresën dhe pjesën tjetër të fermerëve, përfshirë edhe Mozën.

Nga Rubrika