Pse të gjithë po flasin për Shakirën këtë Botëror?

Këngëtarja kolumbiane sapo ka vendosur një rekord të ri botëror, duke u bërë artistja e parë në histori që numëron plot katër këngë zyrtare për kampionatet e Kupës së Botës (World Cup).

Një sukses që nisi në vitin 2006

Rrugëtimi i Shakira-s me FIFA-n nisi në vitin 2006 me performancën e hitit “Hips Don’t Lie” në Gjermani.

Megjithatë, ishte viti 2010 ai që vulosi emrin e saj në historinë e sportit me këngën “Waka Waka (This Time for Africa)”, e cila konsiderohet edhe sot si himni më i suksesshëm dhe më i dashur i të gjitha kohërave për një Botëror.

Dominimi i vazhdueshëm në stadiume

Pas suksesit në Afrikën e Jugut, ajo u rikthye në vitin 2014 në Brazil me këngën “La La La”, duke u bërë pjesë e pandarë e atmosferës festive në stadiume.

Me projektin e saj më të fundit për këtë vit, Shakira plotëson kuadratin e artë të hiteve, duke u bërë e vetmja që ka arritur këtë shifër rekord.

Për adhuruesit e futbollit dhe muzikës, ky lajm nuk është surprizë, pasi emri i saj është kthyer në sinonim të këtij kompeticioni.

Ndërkohë që shumë artistë performojnë vetëm një herë në raste të tilla, Shakira ka treguar një jetëgjatësi dhe energji që vështirë se do të mund të tejkalohet nga ndonjë koleg i saj në të ardhmen e afërt. /Prive By Liberta Spahiu

Nga Rubrika