Ish banorja e BBVK, Vesa Vllasaliu, është komentuar së fundmi për pamjen e saj.
Vesa u bë nënë për herë të parë para pak muajsh duke e sjellur në jetë një vajzë.
Por, një foto e ëmbël ku Vesa duket mjaft e buzëqeshur mori komente jo të mira nga disa njerëz.
Ata e komentuan duke i thënë se nuk po e mban veten pas lindjes, por nuk ka vonuar reagimi nga ana e Vesës.
Ajo tha se ka qenë në shtëpi në atë foto dhe kur qëndron në shtëpinë e saj nuk ka nevoj të vendos grim e të rregullohet.
Ndryshe, përtej reagimit, duket se Vesës nuk i bëjnë shumë përshtypje këto fjalë pasi ajo ndihet e përmbushur me veten dhe familjen e saj të vogël./InfoKosova/
