Dyshimet për një rikthim të mundshëm të Adionit në shtëpinë e Ferma VIP kanë nisur të qarkullojnë me shpejtësi në rrjetet sociale, pas një bisede të fundit që ka tërhequr vëmendjen e publikut.
Shkëndijën e parë për këtë lëvizje të papritur e ka dhënë Ermal Mamaqi.
Gjatë një telefonate me ish-fermerin e këtij spektakli, Ervin Kapaj, ai ka lënë të kuptohet qartë se Adioni mund të rinisë rrugëtimin e tij televiziv pikërisht mbrëmjen e sotme.
Gjatë bisedës, Ermali dëgjohet të shprehet hapur duke thënë se sonte mund të rikthehet Adioni, një deklaratë kjo që ka mjaftuar për të ndezur kuriozitetin e ndjekësve të formatit dhe për të nxitur aludime të shumta.
Mbetet për t’u parë gjatë spektaklit live të sotëm në mbrëmje nëse ky paralajmërim do të konkretizohet dhe nëse Adioni do të rifutet vërtet në shtëpi për të trazuar sërish dinamikat mes fermerëve.
