Mbrëmjen e djeshme në “Ferma VIP”, publiku vendosi me anë të votave të eliminojë Vanesën nga gara.
Kjo dalje preku drejtpërdrejt Indri Shirokën, me të cilin ajo ishte njohur dhe kishte nisur një romancë gjatë qëndrimit brenda formatit.
Pas leximit të zarfit dhe largimit të partneres së tij, Indri nuk ka mundur t’i mbajë emocionet dhe ka shpërthyer në lot. Ai u shfaq i përlotur para kamerave, duke u shprehur se në fakt e priste daljen e saj nga ky reality show.
Por, me sa duket, jo të gjithë i kanë besuar këto lot.
Gazetarja e njohur, Enki Braçaj, ka bërë një reagim të ashpër dhe të drejtpërdrejtë përmes një postimi në llogarinë e saj në Instagram. Ajo ka ndarë pikërisht momentin kur Indri shfaqet duke qarë në ekran, duke i cilësuar emocionet e tij si një aktrim të pastër dhe jo të vërteta.
Duke nënkuptuar qartë se Indri po luan viktimën dhe se lotët e tij janë krejtësisht të rremë, Enki nuk e ka kursyer aspak. Ajo e ka quajtur hapur atë një “Aktor i dobët”, ndërsa poshtë videos ka lënë një mbishkrim që flet vetë: “Njeri më fallco se ky, nuk besoj se kemi parë nëpër reality show?”.
View this post on Instagram