U ofendua rëndë nga tifozët, Sasa reagon ashpër

Sasa Hoda ka reaguar pas një incidenti të ndodhur në palestrën “Sezai Surroi” në Prizren, ku ajo thotë se është ofenduar gjatë një ndeshjeje për shkak të tifozerisë së saj për klubin Trepça.

Ajo ka sqaruar se ofendimet kanë qenë të drejtuara ndaj saj personalisht dhe jo ndaj Bias që ishte me të në atë moment, duke theksuar se fillimisht ka pasur keqkuptime për këtë çështje.

Sipas saj, situata ka qenë e papranueshme dhe shqetësuese, sidomos në një ambient sportiv ku secili duhet të ketë të drejtën të mbështesë ekipin që dëshiron pa u ofenduar.

Hoda ka shtuar se ngjarja ka ndikuar edhe te personi që e shoqëronte, ndërsa ka kritikuar ashpër sjelljen e tifozëve të përfshirë./indeksonline

 

Nga Rubrika