Yll Limani, ka ndarë një moment familjar në rrjetet sociale, duke uruar publikisht babain e tij për ditëlindje.
Përmes një fotografie të përbashkët në „Instastory“, ku shihen duke qeshur krah njëri-tjetrit, artisti ka zgjedhur fjalët më të bukura për njeriun e tij të shtrenjtë.
Ajo që shumë fansa të rinj mbase nuk e dinë, është se babai i Yllit, Mufail Limani, është një emër shumë i njohur për historinë e muzikës rock shqiptare.
Ai dikur ishte pjesë e grupit legjendar muzikor “Minatori”.
Nën dritën e kësaj trashëgimie të fortë artistike, Ylli ka shprehur mirënjohjen e tij të thellë me një dedikim të pastër e plot dashuri.
„Urime ditëlindjen, babë! S’ka babë si ti, fjalët janë pak.
Faleminderit për gjithçka, të dua pafund!“ ka shkruar këngëtari, duke treguar lidhjen e ngushtë dhe respektin që ka për të atin.
Ky urim tregon se pas suksesit dhe hiteve të mëdha të Yll Limanit, qëndron gjithmonë mbështetja dhe frymëzimi i personave më të dashur për të.
