Igballe Huduti, e cila e quan veten islamologe dhe njihet si një prej figurave më kontroverse të ekranit për qëndrimet e saj mbi fenë dhe normat shoqërore, ishte konfirmuar si banore e edicionit të katërt të “Big Brother VIP Kosova”.
Megjithatë, hyrja e saj në format nuk u realizua në minutat e fundit.
Së fundmi, në emisionin “The Elite Way” në “ATV”, Huduti ka folur për mundësinë e pjesëmarrjes në “Big Brother”, duke thënë se do ta përballonte mirë eksperiencën, pasi sipas saj ka kaluar edhe një periudhë të vështirë në jetën personale.
Ajo ka treguar se kishte qëndruar për tre muaj në burg dhe gjatë asaj kohe kishte përjetuar një situatë të pakëndshme me një të burgosur.
Në emision, Huduti deklaroi: “Mu afrua një e burgosur dhe ma futi dorën prapa dhe tha, kjo është mish i freskët”.
