Blerando bën paraqitjen e parë publike me gruan

Blerando dhe Albulena Krasniqi nuk u fshehën më.

Vetëm pak ditë pasi zbuluam lajmin e martesës së tyre të fshehtë – të cilin më vonë gjatë asaj dite e konfirmuan edhe vetë përmes një fotoje në rrjetet sociale – çifti i ri ka bërë daljen e parë publike si burrë e grua.

Ata u panë mbrëmë së bashku në ditëlindjen e 28-të të RTV 21, ku natyrisht morën vëmendjen e të gjithëve sapo hynë.

Të dy dukeshin mjaft të kombinuar dhe të relaksuar krah njëri-tjetrit. Lena kishte zgjedhur një fustan të verdhë me detaje lulesh, ndërsa Blerando qëndroi te stili i tij i thjeshtë, me një xhaketë të zezë mbi bluzë të bardhë.

Fotoja e shkrepur gjatë festës flet vetë.

Ata shihen duke qeshur dhe duke parë njëri-tjetrin në sy, pa e pasur fare mendjen te kamerat apo njerëzit për rreth.

Ky është zyrtarisht fillimi i jetës së tyre publike si çift dhe duket se ky kapitull i ri ka nisur mjaft mirë për ta. /Prive By Liberta Spahiu

Nga Rubrika