Edhe pse në nisje të këtij rrugëtimi televiziv ishte paralajmëruar me të madhe se reality show këtë vit do të zgjaste plot 100 ditë, planet në produksion po kthehen tek sezonet e mëparshme.
Burime të sigurta për Prive By Liberta Spahiu bëjnë të ditur se Ferma VIP do të mbyllet në termat e sezoneve të saj të mëhershme, duke zgjatur rreth 80 e ca ditë në total.
Data zyrtare që po qarkullon për finalen e madhe është mesi i muajit qershor, ku 15 qershori apo 19 janë si opsione finale të ndarjes së çmimit të madh. Ky vendim ka ardhur, mes të tjerash, edhe për një arsye shumë strategjike.
Nisja e sezonit të nxehtë të verës, por mbi të gjitha ethet e Kampionatit Botëror të Futbollit që mbëthejnë audiencën para ekranit, e bënin më të vështirë vazhdimin e programit deri në korrik.
Produksioni duket se ka zgjedhur kohën ideale për ta mbyllur siç duhet në kulmin e shikueshmërisë, duke i lënë fermerët të shijojnë finalen përpara se vëmendja të zhvendoset tërësisht tek sporti.
