Këngëtari i njohur zbulon betejen me sëmundjen e tij

Këngëtari i njohur Billy Ray Cyrus ka ndarë një histori të dhimbshme dhe frymëzuese, duke zbuluar se vitin e kaluar përjetoi një periudhë të errët shëndetësore, përballë një sepsë që rrezikoi jetën e tij.

Në një intervistë të sinqertë për revistën People, Cyrus, 64 vjeç, tregoi se përjetoi një përkeqësim të menjëhershëm të shëndetit, duke e bërë atë të besonte se nuk do të arrinte të mbijetonte.

“Ishte një moment shumë i vështirë për mua. Trupi im po mbushej me toksina dhe ndihesha i pafuqishëm. Nëse gjendja do të kishte vazhduar të përkeqësohej, do të kisha humbur jetën,” shprehet ai me emocione të thella.

Gjatë kësaj periudhe të errët, këngëtari kalonte shumë kohë pranë një shkëmbi, duke lutur për një mrekulli që do ta shpëtonte.

“I lutesha Zotit çdo ditë. Kur shkuam për operacionin e fundit, mjekët më thanë se problemi ishte zhdukur dhe se isha shëruar. Ishte një mrekulli për mua,” tha ai, duke shprehur mirënjohjen për jetën e tij.

Megjithatë, sepsa i shkaktoi një paralizë të kordave vokale, duke e lënë atë pa mundësi për të folur apo kënduar për një periudhë të gjatë.

Në këtë rrëfim të ndjerë, Billy Ray Cyrus vlerësoi rolin e vajzës së tij, Noah Cyrus, e cila me këngën e saj “Don’t Put It All On Me”, e shkruar nga djali i tij Braison, i dha forcë dhe paqe gjatë rikuperimit të tij emocional.

“E dëgjoja atë këngë gjatë gjithë ditës. Më sillte paqe dhe sinqerisht besoj se ajo këngë më shpëtoi,” përfundoi ai, duke theksuar rëndësinë e artit në procesin e shërimit.

Nga Rubrika