Selena Gomez ka vendosur të sqarojë një herë e mirë situatën e krijuar pas thashethemeve që qarkulluan në rrjetet sociale, pas një ndeshjeje basketbolli që tërhoqi vëmendjen e të gjithëve.
Ngjarja e fundit që ndezi zërat ishte ndeshja mes New York Knicks dhe San Antonio Spurs, ku Knicks arritën një fitore të ngushtë me rezultatin 107-106. Ky triumf u shoqërua me një postim të veçantë nga Selena në Instastory.
Ajo shkroi: “Respekt i madh për lojën!! Urime atyre që na përfaqësojnë! Çfarë rikthimi… Gjithsesi, është shumë qesharake se si disa njerëz thjesht bëhen fansa krejt papritur, lol.”
Kjo deklaratë u interpretua nga shumë ndjekës si një “kunjë” për Hailey Bieber, e cila ishte e pranishme në ndeshje.
Situata u komplikuar më tej kur shoqja e ngushtë e Selens, Taylor Swift, ishte gjithashtu në sallë, duke ndjekur ndeshjen me disa shoqe të tjera.
Një postim i Taylor, ku ajo shfaqej e gëzuar për fitoren, u shoqërua me një koment të shkurtër nga Selena: “lol”.
Ky koment nxiti spekulime mbi një mundësinë e tensioneve mes dy mikeve.
Përballë gjithë këtyre thashethemeve, Selena vendosi të reagojë me një tjetër postim në Instastory, duke sqaruar situatën dhe hedhur poshtë të gjitha aludimet e krijuara.
“U zgjova dhe pashë që më kishin dërguar pafund mesazhe. Unë kurrë nuk do t’i fyeja miqtë e mi, as nuk ishte fyerje. Komenti im ishte thjesht një reagim ndaj faqes së parë të atij postimi. Së dyti, unë vura bast me miqtë e mi për lojën. Bëhet fjalë për miqtë në grupin e mesazheve që postova më herët. Unë humba, ndaj po ngacmoja kundërshtarët, të cilët janë miqtë e mi. Besojeni ose jo, unë kam edhe miq të tjerë në jetën time. Por, harroj shpejt që shumica e njerëzve supozojnë të kundërtën. Gjithashtu… është thjesht një ndeshje basketbolli.”
Me këtë reagim të qartë, Selena ka mbyllur çdo dyshim mbi situatën, duke theksuar se gjithçka ishte një ngacmim miqësor pas një loje sportive. Kjo tregon se ndonjëherë, thashethemet mund të krijojnë një dramë të panevojshme, kur në fakt, gjithçka është e thjeshtë.
Artiste e njohur dhe me një karrierë të suksesshme, Selena Gomez vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes, por tani më shumë se kurrë, ajo dëshiron të fokusojë energjitë e saj në muzikë dhe projekte të tjera, duke lënë pas çdo zhurmë të panevojshme.


