Livia Brunga ka tërhequr sërish vëmendjen e publikut me veprimet e saj të fundit në rrjetet sociale, duke sjellë një mesazh intriguese nga pushimet e saj në Maldive.
Ajo ka ndarë me ndjekësit një video magjepsëse nga ishujt ekzotikë, ku po shijon disa ditë relaksuese mes luksit dhe pamjeve mahnitëse që ofron ky destinacion.
Megjithatë, përveç peizazheve të bukura dhe perëndimeve të mrekullueshme, vëmendja e të gjithëve është tërhequr nga një shkrim i veçantë që ajo kishte vendosur mbi videon e saj:
“Mezi pres të bëhem gruaja në lidhje. Herën e fundit isha burri, ose nëna.“
Edhe pse nuk ka konfirmime nëse ky mesazh është një “diss” i drejtpërdrejtë për ish-partnerin e saj, Mevlan Shabën, ai është interpretuar gjerësisht si një kunj për historinë e tyre të kaluar.
Dyshja kishte një romancë të shkurtër pas përfundimit të formatit televiziv, e cila përfundoi me një ndarje të papritur.
Mevlani tani ka filluar një kapitull të ri në jetën e tij, duke u martuar dhe duke u bërë baba i një vajze të quajtur Mei.
Pavarësisht se kujt i drejtohet ky mesazh, pushimet e Livias në Maldive kanë arritur të kapin vëmendjen e mediave rozë, duke e bërë atë një temë të nxehtë diskutimi./Prive By Liberta Spahiu